Ishte 60, vozitën 153 km/h – Policia i dënon me 300 euro, 3 pikë negative e masë mbrojtëse

nga D V

Policia e Komunikacionit Rrugor më datë 31.10.2024 rreth orës 23:30 në rrugën në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferët: G.E (M/K),  i moshës 23 vjeçar dhe R.K (M/K) i moshës 19 vjeçar, të cilët zhvilluan shpejtësi 153, në zonën e kufizimit 60 km/h.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve.

Ndërsa më datën 01.11.2024 , rreth orës 02:30 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj policia ka ndaluar shoferin  A.K ( M/K ), i moshës 27 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij nën ndikimin e alkoolit, ku gjatë testimit ka rezultuar me 0.83 %0.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin, të respektojnë shenjat e trafikut dhe shpejtësinë e lëvizjes dhe të mos drejtojnë veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More