Ishte raportuar i zhdukur në dhjetor 2024, Policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

nga Xh M

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor të vitit 2024, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express së kërkimet kanë nisur në lumin “Drini i Bardhë” tek lokacioni afër Urës së Shenjt.

Në këtë operacion po marrin pjesë edhe patrulla policore nga Gjakova dhe ekipi i FSK-së për Kërkim Shpëtim.

“Sot me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024.

Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt” .

Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit”, ka thënë Bytyqi për Express./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More