Shkup, 6 qershor – Ekziston një perceptim negativ për politikanët që shihen afër qytetarëve vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve atëherë kur kanë nevojë për votat e qytetarëve, më pastaj zhduken hynë në “vrimë të miut”. Por, ky perceptim nuk është krijuar rastësisht ose kot për së koti ka ardhur pikërisht e praktikës së politikanëve me mendësi të vjetëruar e të pa reformuar se me qytetarët duhet të takohemi vetëm kur na duhen për të na votuar. Kjo praktikë po merr fund, klasa e re politike bashkë me politikanë të reformuar po vendosin standarde të reja të politikbërjes në Maqedoninë e Veriut. Izet Mexhiti bashkë me ekipin e tij dje kanë shëtitur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për t’i vërtetuar se nuk i ka harruar dhe premtimet e dhëna do t’i realizojë me përpikëri, shkruan Zhurnal.
Izeti bashkë me shokë si fitimtarë viziton shumë qytetarë –
Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti dje bashkë me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe anëtar të koalicionit VLEN, filluan me realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore. Ata zgjodhën Çarshinë e Vjetër të Shkupit duke premtuar rikonstruimin e çdo rruge të çarshisë.
Në prani të kryetarit të Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, sikurse edhe deputetëve të Koalicionit VLEN, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dje ka shënuar fillimin e punimeve për Konservimin dhe restaurimin e kalldrëmit në një nga rrugët e Çarshisë së Vjetër. Ai me këtë rast ka deklaruar:
“Nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër. Ndryshimin e kemi premtuar dhe e po e bëjmë. Sot filluam punimet për Konservimin dhe restaurimin e kalldrëmit në rr. Papuxhiska me instalim të pajisjeve urbane në sipërfaqe prej 350 m2 dhe do të vazhdojmë të rikonstruojmë çdo rrugë e rrugicë të Çarshisë së Vjetër sepse këta punëtorë të zellshëm në këtë margaritarë tonin e meritojnë më të mirën. Investimin e kemi bërë bashkë Komuna e Çairit dhe Rajoni i Planifikimit të Shkupit”, ka thënë Ganiu duke paralajmëruar edhe investime shumë të rëndësishme për komunën që drejton.
Ndryshe nesër Komuna e Çairit nis edhe me ndërtimin e Pishinës moderne që është e dedikuar enkas për fëmijët e shkollave dhe që është një risi e këndshme për banorët e kësaj Komune.
Kjo çfarë kanë bërë këta politikanë është standard i ri i politikbërjes në vend që edhe pas zgjedhjeve politikanët të zbarkojnë në mesin e qytetarëve, t’i dëgjojnë hallet e tyre dhe t’i informojnë për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës se në cilën fazë janë.
Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga politikanët tjerë shqiptarë e maqedonas, që me këto veprime dëshmohet dhe i kthehet dinjiteti qytetarëve që nuk janë vetëm makineri votuesish. E pas zgjedhjeve të lihen anash e të mos përfillen e dëgjohen hallet e tyre të përditshme që për fat të keq nuk janë të pakta e as të lehta.
Beteja e zgjedhjeve të 8 majit në kampin shqiptarë ishte në Shkup –
Rivaliteti mes Mexhitit dhe Grubit kishte tejkaluar Çairin kishte marrë një jehonë mbarë shtetërore. Prandaj, beteja më e ashpër ishte zhvilluar pikërisht në këtë zonë se kush do të dalë fitimtarë. Izet Mexhiti përpjekjet për reforma përbrenda BDI-së kohë të gjatë i kishte provuar por kishte dështuar sepse ata nuk kishin interes për tu reformuar. Dëshironin të vazhdonin të dehur në pushtet të mos mendojnë për qytetarët pa pushtet.
Prandaj, ky i fundit zgjodhi rrugën e krijimit të një partie të re në skenën politike duke aluduar se ndryshimi që e deshti në BDI nuk ndodhi e vendosi më mirë të largohet nga ajo kastër e vjetruar politike e ngulfatur nga individ të caktuar.
Por, edhe pse Mexhiti ishte bashkëthemelues i partisë kreu i kësaj partie BDI i kishte dhënë përparësi Artan Grubit i cili 10 vite më vonë ishte anëtarësuar në këtë parti. Pra, ishte hapur një debat i brendshëm partiak Ahmeti i kishte treguar derën Mexhitit dhe ky i fundit doli nga ajo derë që ishte bashkëndërtues.
Ashtu siç thotë edhe populli që drejtësia vonon por në fund i drejti fiton, kjo ndodhi pikërish Izet Mexhiti ndaj të cilit u bë padrejtësi e panevojshme në partinë ku ishte rezultoi me veprim taktik të tij duke korr sukes të pa pritshëm e të pa imagjinuar nga ish bashkëpartiakët e tij. Ata kishin menduar se po doli nga BDI do të dështojë.
Qytetarët e Shkupit e dëshmuan se kanë nevojë dhe e duan më shumë Mexhitin sesa Grubin, prandaj Mexhiti më 8 maj arriti të sigurojë fitore bindëse në rajonin e Shkupit, pa çka se edhe politikanët tjerë të BDI-së që bartnin pozita të larta shtetërore vinin nga kjo zone.
Izeti fitoi, sepse e la anash arrogancën u përkushtua maksimalisht e seriozisht për të qenë afër e me qytetarët për të dëgjuar hallin e secilit dhe për tu bërë një derë që mund të troket çdokush për gjithçka që ka nevojë e ka ide. Prandaj, me të njëjtin ritëm sikurse para edhe pas zgjedhjeve Izet Mexhiti kokën lartë, krenar e fitues po takohet me qytetarët e Çairit. /Zhurnal.mk