Izet Mexhiti në Londër, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit)

nga Redaksia

Londër, 18 korrik – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ndodhet në Londër, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) si pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut e cila udhëhiqet nga kryeministri, Hristijan Mickoski, bëjnë të ditur nga kabineti i tij, transmeton zhurnal.mk

Sipas tyre, kjo është një mundësi shumë e veçantë për vendin, ku do të diskutohet për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, si dhe përforcimin e bashkëpunimit me vendet tjera pjesëmarrëse në Samit.

Madje thuhet se “Nuk do të mungojnë as takimet dhe diskutimet me përfaqësuesit e lartë të qeverive tjera dhe organizatave ndërkombëtare. Angazhimi i delegacionit qeveritar do të jetë maksimal në prezantimin e interesave të vendit, rrugën drejt integrimit, planet për një qeverisje të mirëfilltë si dhe ecurinë krahë shteteve të zhvilluara.”

Nga takimet në Samit do të mësohet nga përvojat e vendeve pjesëmarrëse. Prioritet mbetet ndërtimi i Maqedonisë së Veriut në përputhje me standardet më të larta. Kontributi për një rajon më të fuqishëm dhe më të bashkuar është synimi i Qeverisë. Vendi ynë i takon komunitetit evropian dhe do të bëhet më e mira që në një të ardhme të afërt të integrohemi plotësisht.

Delegacioni qeveritar është në Londër për të dhënë më të mirën si vend për kontinentin të cilit i përkasim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More