Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

nga Xh M

Shkup, 21 shtator – Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti po qëndron në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku  do të merr pjesë në Mbledhjen e 79-të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti do të realizojë takime me personalitete ameirkane, si dhe do të ketë takime me organizata të diasporës që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti, në Nju Jork ka udhëtuar me delegacionin e lartë shtetëror,  që do të jetë pjesë e punimeve në mbledhjen e 79-të të Asamblesë së OKB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More