Izet Mexhiti prezanton projektin për parkun e ri në Çair

nga Redaksia

Shkup, 10 gusht – Zëvendëskryeministri i parë shqiptarë, tani më kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e një parku të ri modern në këtë komunë, të cilin e ka cilësuar si një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për të ardhmen e zonës.

Sipas Mexhitit, projekti është përzgjedhur pas përfundimit të Thirrjes Publike dhe do të realizohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga kryesia e re e Qytetit të Shkupit, në kompetencë të të cilit është ky park.

“Parku i Ri do t’i japë frymëmarrje të re jo vetëm Çairit, por edhe gjithë Shkupit. Ai do të jetë më shumë se thjesht një park — një hapësirë moderne, ekologjike dhe funksionale, për një Çair më të gjelbër, më të shëndetshëm dhe më të bukur për familjet tona dhe gjeneratat që vijnë,” tha Mexhiti.

Projekti përfshin sipërfaqe të gjelbra moderne, zona të dedikuara për fëmijë dhe të moshuar, pista për ecje dhe çiklizëm, hapësira kulturore dhe rekreative, si dhe ndriçim, çezma, tualete publike, siguri dhe mirëmbajtje sipas standardeve më të larta.

Mexhiti e mbylli prezantimin me mesazhin: “Me zemër për Çairin tonë!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More