Jakaj: LVV nuk e ka marrur ndëshkimin e votës së qytetarëve

nga Xh M

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD në RTV21 në lidhje me rezultatet e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kjo parti nuk ka marrur ndëshkimin e votës së qytetarëve në mënyrën siq është pritur.

“Këto tre palë zgjedhjet e fundit, siq u pa edhe sot u karakterizuan nga një proces i rregullt zgjedhor me ndonjë telash të vogël me markera, me disa vonesa në fillim sipas Demokracisë në Veprim ishin 9 % të vend votimeve me vones. Janë me vones të vogël, nuk ishte vonesë e madhe, kështu në përgjithësi ajo që u pa nuk pati probleme sikur te kapitulli i kodit penal ku parashehin veprat penale. nuk patë kësi vepra”, thekson Jakaj.

“Sa i përket rezultatit po dëshmohet që VV kjo parti që ka qeverisur megjithatë nuk e ka marrur ndëshkimin e votës së qytetarëve në mënyrë ashtu siq është pritur sepse qeverisja ashtu siq është përshkruar në legjistaturën të tetë ka qenë sporadike, ad hox dhe e përcjellur nga manovrime të cilat janë vërtetu edhe nga Gjykata Kushtetuese në kuptimin që për katër vite nuk pati reformë në drejtësi, nuk pati reform në skemat pensionale”, tha Jakaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More