“Janë të tmerrshëm”, Hansi Flick ndryshon qasje plotësisht, vitin e kaluar kritikonte Real Madridin kur akuzonte gjyqtarët

nga D. V.

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka kritikuar rëndë gjyqtarët në Spanjë pas humbjes turpëruese nga Atletico Madridi në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Ai deklaroi se gjyqtarët në Spanjë “janë të tmerrshëm. Shumë keq, është një turp”.

Sidoqoftë, i njëjti vitin që lamë pas kishte kritikuar Real Madridin kur kishte akuza publike ndaj gjyqtarëve.

“Te Barcelona ne asnjëherë nuk tentojmë të gjejmë arsye. Nuk është në stilin tonë, ua lëmë të tjerëve këtë punë”.

“Gjyqtarët janë njerëz dhe mund të bëjnë gabime, kanë punë të vështirë dhe duhet t’i respektojmë. Duhet t’i mbrojmë gjyqtarët”, kishte deklaruar ai.

Këto deklarata kuptohet vijnë si pasojë e humbjes 4-0, ku mund të themi se vetëm një mrekulli mund ta kualifikojë gjigantin katalunas në finalen e madhe.

Kujtojmë, përpos Kupës – Barcelona në garë mbetet edhe për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More