Janev: Sasia e sekuestruar e kokainës i përket bandës së drogës së Rade Trajkovski-Shtekli

nga D V

Shkup, 12 shkurt – Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev njofton se sasia e konfiskuar e kokainës i përket grupit të drogës së Rade Trajkovski-Shtekli.

“Mbi 4 kg kokainë u zbuluan dhe sekuestruan grupit Shtekli. Këmbëngulja dhe profesionalizmi janë çelësi i punës së suksesshme hetimore. Në koordinim me Prokurorin Publik vazhduam me veprimet kundër grupit kriminal të Shteklit dhe gjatë veprimeve shtesë, më pak se një muaj pas zbërthimit të grupit, të njëjtës bandë kriminale iu gjet dhe sekuestrua sërish drogë. Ne vazhdojmë angazhimin tonë për të luftuar trafikun e paligjshëm të drogës.

Nuk ka struktura të pathyeshme kriminale – ne e konfirmojmë këtë me çdo sukses të ri dhe e hedhim poshtë mitin e pathyeshmërisë së individëve të caktuar”, ka shkruar Janev.

Prokuroria Publike paraprakisht njoftoi se për dy të arrestuarit është kërkuar paraburgimi dhe arrest shtëpiak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More