Janevska: Arsimi dual rriti punësimin e të rinjve

nga D V

Shkup, 19 dhjetor – “Koncepti i arsimit dual krijon kuadrin e nevojshëm, të përgatitur mirë për nevojat e ekonomisë dhe në këtë mënyrë redukton boshllëkun përmes ofertës dhe kërkesës në tregun e kapitalit njerëzor. Së bashku me partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të zbatojmë dhe
përmirësojmë këtë koncept të arsimit, në kuadër të projektit “Arsimi për Punësim”e cila përsëri, mundësoi unifikimin e energjisë dhe krijimin e përbashkët të politikave arsimore efektive”.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në kompaninë “Rontis” në Veles, ku së bashku me ambasadoren zvicerane Veronik Ulman, drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike, Antoni Peshev dhe udhëheqësin e ekipit të projektit Kurt Vutriks, realizuan mbikëqyrje të drejtpërdrejt në zbatimin e mësimit praktik në vendin e punës për nxënësit nga Qendra Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim “Kole Nedelkovski”.

“Shumë kompani janë të përfshira në arsimin dual ndjekin standarde të larta të arsimit dhe kujdesen për nxënësit, gjegjësisht për mbi 550 nxënës në këtë vit shkollor organizojnë mësimin praktik pothuajse për 4000 nxënës nga paralelet duale në 62 shkolla të mesme profesionale”, tha Janevska, duke shtuar se këto janë shifra të mira, të cilat janë arritur me shumë përpjekje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe me mbështetje të madhe nga Ambasada Zvicerane, Delegacioni i BE-së, komuniteti i biznesit, sektori civil dhe nga vetë shkollat.

Ministrja shprehu pritshmërinë që bashkëpunimi përmes të gjithëve që deri më tani janë kujdesur për avancimin dhe promovimin e arsimit të mesëm profesional do të vazhdojë, jo vetëm përmes projektit “Arsimi për Punësim”, por në përgjithësi edhe përmes të gjitha kanaleve të cilat japin efekt, duke shtuar se pret që së shpejti të sillet Ligji i ri për Arsimin Profesional dhe Trajnim, i cili është në procedurë parlamentare dhe i cili në fakt do të rregullojë sistematikisht konceptin e arsimit dual.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More