Shkup, 3 korrik – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot do të mbajë fjalim në konferencën kushtuar zhvillimit të arsimit dhe trajnimit profesional.
Siç informojnë nga MASH-i, në konferencë do të promovohet edhe inkuadrimi i Maqedonisë për anëtarësim në rrjetin World Skills Europe, i cili mundëson lidhjen dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave pozitive midis vendeve dhe institucioneve në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional, dhe në kuadër të tij organizohen gara ndërkombëtare të nxënësve.
Konferenca është në organizim të Ambasadës së Zvicerës në Shkup dhe projekti “E4E – Arsim për Punësim”.