Shkup, 13 shtator – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në Prilep do të marrë pjesë në ndarjen e certifikatave për arsim fillor të kompletuar dhe për trajnime të vizituara të të kthyerve në shtet, si pjesë e projektit të UNDP-së për përforcim të sistemeve nacionale dhe lokale për mbështetje dhe integrim efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i UNDP-së në Maqedoni të Veriut, Armen Grigorian dhe kryetari i komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski.