Shkup, 5 korrik – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se tashmë me Sindikatat e Pavarura për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka diskutuar për mundësitë për përmirësimin e statusit të mësimdhënësve dhe sigurimin e pagave më të larta. Janevska theksoi se është e bindur se do të bëhen përpjekje maksimale që pagat të rriten.
Ajo tha se aktualisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke u konsultuar me mësuesit nëse do të kenë vetëm ditar elektronik apo do ta kthejnë ditarin në letër nga viti i ardhshëm shkollor.