Janushev: Fillimi i një bashkëpunimi më aktiv me Estoninë mike

nga Xh M

Shkup, 29 maj – Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev dhe ministrat e Vetëqeverisjes Lokale dhe Transformimit Digjital, Zlatko Perinski dhe Stefan Andonovski, sot në Parlamentin e Estonisë takuan Grupin Parlamentar për bashkëpunim me vendin.

Në takim u diskutuan mundësitë e reja për bashkëpunim, mbështetje dhe shkëmbim përvojash, si dhe iniciativa për shkëmbimin e praktikave të mira parlamentare, veçanërisht në lidhje me financimin e programeve zhvillimore, decentralizimin dhe transformimin dixhital.

“Së bashku me ministrin e vetëqeverisjes lokale, Zlatko Perinski dhe ministrin e transformimit digjital, Stefan Andonovski, biseduam me z. Peter Tali, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe kryetar i Grupit të Miqësisë me Maqedoninë, si dhe me znj. Aneli Akerman, kryetare e ish Komisionit për financa dhe ish ministre e financave. Ndërtimi i marrëdhënieve të ngushta dhe komunikimi i vazhdueshëm me këtë grup është thelbësor për mbështetjen dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim, mbështetje dhe shkëmbim përvojash. Diskutuam për një iniciativë për shkëmbimin e praktikave të mira parlamentare, veçanërisht në lidhje me financimin e programeve zhvillimore, decentralizimin dhe transformimin digjital”, njoftoi sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Jnaushev, në Fejsbuk.

Në takim u ndanë gjithashtu informacione për ecurinë e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, rolin e Parlamentit në proces, si dhe potencialin për aktivitete të përbashkëta me institucionet estoneze, veçanërisht në fushën e investimit në politikat zhvillimore dhe vizionin afatgjatë.

“Ky është fillimi i një bashkëpunimi më aktiv me Estoninë mike”, ka shkruar Janushev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More