Shkup, 20 janar – Në emisionin e mbrëmshëm “Direkt” foli Toni Jarevski, deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe magjistër i shkencave ekonomike. Ai theksoi se ligjet duhet të respektohen dhe që të gjitha palët të jenë të kënaqura gjatë marrjes së vendimeve.
“Do të përpiqemi që të zbatohen marrëveshjet kolektive, dispozitat ligjore dhe legjislacioni që e përcakton këtë problematikë. Në këtë pjesë jam plotësisht dakord. Vetë legjislacioni është krijuar për të vendosur një bazë që të gjitha të drejtat të përmbushen, ndërsa nga ana tjetër të kemi bazë për zhvillimin e shtetit. Ligjet duhet të respektohen. Më kujtohet kur u miratua formula. Kjo nuk është një ishull i izoluar. Të gjitha palët duhet të ulen dhe të jenë të kënaqura në marrjen e vendimeve për këtë proces,” deklaroi Jarevski.
Ai shtoi se qëndrimi i tij është i orientuar drejt rritjes së pagës mesatare dhe asaj maksimale, por jo edhe të pagës minimale.
“Është paraparë rritje prej 7% e pagave dhe 10% rritje e pensioneve, kështu që nga ky aspekt nuk do të doja që fokusi të jetë përgjithësisht te paga minimale, por jam për rritjen e pagës mesatare dhe maksimale,” tha Jarevski.