Në kuadër të konferencës vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të FSK-së në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të reja dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë.
Jashari e vlerësoi mbështetjen e partnerëve si thelbësore për suksesin e FSK-së, duke shprehur se projektet e përbashkëta janë duke avancuar përmes koordinimit të vazhdueshëm. “Mbështetja e juaj deri në këtë fazë ka qenë thelbësore në zhvillimin e forcës së sigurisë dhe së bashku e kemi shndërruar në histori suksesi,” u shpreh ai.
Një nga prioritetet kryesore të FSK-së është përkushtimi ndaj trajnimeve dhe stërvitjeve ekskluzivisht me shtetet anëtare të NATO-s, përcjell Telegrafi.
“Prandaj, është thelbësore që të vazhdojmë të kemi përkrahjen tuaj dhe së bashku të rrisim kapacitetet tona të gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë për reagim në kohë. Vetëm kështu mund të jemi gati që t’i shërbejmë paqes dhe të parandalojmë luftërat,” përfundoi ai.