Jaupaj: Kemi përmbyllur fazën e parë të reformës së mbetjeve, tani fokusi tek investimet

nga D. V.

Ministria e Mjedisit ka përmbyllur me sukses fazën e parë të reformës së mbetjeve, një hap themelor për ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj gjatë një konference për shtyp, deklaroi se reforma e nisur në shtator 2025 është ndërtuar mbi tre shtylla kryesore, të cilat tashmë janë plotësisht të realizuara: miratimi i ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, miratimi i ligjit “Për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit” dhe krijimi i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM).

“Këto tre nisma na lejojnë sot të kalojmë nga faza e rregullimit ligjor tek faza e investimeve konkrete në terren”, u shpreh Jaupaj, duke shtuar se tashmë fokusi i Ministrisë së Mjedisit është ndërtimi i infrastrukturës moderne për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë territorin e vendit.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria është e ndarë në 10 zona menaxhimi të mbetjeve dhe për secilën zonë janë hartuar plane të detajuara investimesh, të cilat do të nisin gradualisht nga viti 2026 dhe do të vijojnë në vitet në vijim. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More