“Jemi gati të presim samitin e NATO-s në Tiranë”, Spiropali takon homologun polak: Brenda vitit hapim 23 kapituj për integrimin në BE

nga Xh M

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka takuar këtë të mërkurë në Varshavë Kryetarin e Parlamentit, Szymon Hołownia dhe Kryetaren e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska, takime të zhvilluara në kuadrin e Presidencës Polake të Bashkimit Europian.

Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Poloni, gjatë së cilës shoqërohet nga Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit të Jashtëm, Anduel Tahiraj, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eralda Bano, anëtare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, dhe Ambasadorja Mimoza Halimi.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit Szymon Hołownia, Spiropali nënvizoi se anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 dhe përfundimi i negociatave brenda vitit 2027, përbën një objektiv strategjik kombëtar të Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More