Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi

nga D V

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, dr. Lulzim Kamberi.

Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga QKUK-ja. Sipas tyre, së shpejti do të zëvendësohet Kamberi me një ushtrues detyre.

Ndryshe, Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ishte njoftuar  lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit njësisë të po kësaj klinike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More