Jo në Qeveri, Ursula von der Leyen takon Kurtin në Kuvend

nga D. V.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet të mërkurën me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, por jo në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi mes tyre do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 15.10.2025 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takon Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. VENDI: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C301 KOHA: 14:05”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More