Ka ndërruar jetë profesoresha Nebehate Rexhepi nga Shkupi

nga Xh M

Shkup, 26 qershor – Në moshën 55 vjeçare, sot, ka ndërruar jetë profesoresha e gjuhës frenge, Nebehate Rexhepi. Lajmin mortor e ka shpërndarë, drejtoria e Gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, ku ka punuar e ndjera.

“Me dhimbje të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Nebahate Rexhepi.

E njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj të jashtëzakonshëm, ajo la gjurmë të pashlyeshme, për shumë gjenerata, e në zemrat e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe punojnë me të. Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë në zemrat tona, dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim rrugën e saj me krenari. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve. U prehtë në paqe!

Zoti e shpërbleftë me Xhenet!

Me respekt do të kujtojmë gjithmonë!
Drejtoria dhe i gjithë stafi i Gjimnazit “Zef Lush Marku”- Shkup”, thuhet në lajmin mortor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More