Kaba: Për 8 muaj, Dogana e Maqedonisë ka grumbulluar mbi 1 miliard euro

nga D. V.

Shkup, 12 mars – Zëvendësdrejtori Garip Kaba tha se është rritur dukshëm buxheti në Drejtorinë e Doganave, që siç bëri të ditur, vetëm për 8 muaj, janë grumbulluar mbi 1 miliard euro, përcjell Tv21. Kaba tha se kjo është arritur nga kontrollet e shtuara, por edhe nga rritja tarifore për mallra të caktuar.

“Janari është me mbi 5 milionë ndërsa shkurti është mbi 9 milionë euro më shumë të ardhura se viti paraprak. Kurse vetëm 8 muajshi i fundit i viti 2024 kalon shifrën e mbi 1 miliard eurove buxhet, arkëtim në kuadër të Drejtorisë së Doganave. Ka të bëjë edhe me kontrollet e shtuara por edhe me sistemin tarifor në doganimin që është është bërë rritja tarifore për mallrat e caktuara të cilat në periudhën e kaluar kanë pasur interesin më të ulët të faturimit”, tha Kaba.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More