Kadrija: Biznesmenët mbajnë çmime të larta të banesave për shkak edhe të klientelës nga diaspora

nga Xh M

Shkup, 19 tetor – Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrija në intervistë për serialin “Robin Hud”, që transmetohet në TV21, tha se biznesmenët që shesin banesa, po i rrisin çmimet edhe për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve, të cilët për dallim prej popullatës vendase, kanë të ardhura më të mëdha. Kadrija thotë se qytetarët vendas në pamundësi për të blerë banesë ose për të paguar qira, detyrohen të emigrojnë.

“Tentojnë ta mbajnë këtë çmim të lartë jo për klientelën vendore, por po tentojnë që ta mbajnë një çmim të lartë për diasporën, sepse sidomos Kosova njihet për diasporë të fuqishme në perendim dhe në fakt po tentojnë ta mbajnë atë çmimin që për bashkëatdhetarët vlerësoj dhe më se deri më tani ata mund t’i blejnë dhe i përballojnë, është një çmim në fakt i përballueshëm”, tha Kadrija.

Për më tepër informacione rreth temës së rritjes së çmimeve të banesave, ndiqeni episodin e sotëm të serialit “Robin Hud” me fillim nga ora 12:05 në TV21. Në bashkëpunim me kolegët gazetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, trajtomë çështjen në fjalë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More