Kallëzim penal në Ohër për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike

nga D. V.

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër D.K.S. (66) nga Ohri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas njoftimit të policisë, më 18 prill 2025, zyrtarë policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të denoncuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të marihuanës dhe substancë tetrahidrokanabinol (THC).

Materialet e sekuestruara janë dorëzuar për ekspertizë përkatëse, ndërsa ndaj të dyshuarit do të vijojnë procedurat ligjore sipas dispozitave penale në fuqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More