Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare në burgun e Strumicës, ish u.d. drejtori urdhëroi lirimin e të dënuarve

nga D V

Shkup, 27 shtator – Sektori për Punë të Brendshme Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër 40-vjeçarit B.C. nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I akuzuari në cilësinë e ish-drejtorit të burgut “Strumicë”, gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023, ka urdhëruar dhe kërcënuar punonjësit e policisë së burgjeve, që jashtë rregullave ligjore, të lirojnë personat e dënuar L.K. Gj.V. dhe G.T.

Të tre të dënuarit kanë shfrytëzuar lehtësira që nuk u takojnë dhe nuk kanë qenë të pranishëm në burgun e Strumicës për një muaj dhe në librin e shënimeve me urdhër të të pandehurit është shënuar se të dënuarit ndodhen në burg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More