Kampioni nga Dagestani, Shaqir Bislimi, zbarkon në Shkup për garën me pehlivana

nga Xh M

Shaqir Bislimi nga Dagestani vjen në Shkup enkas për publikun në garën me Pehlivana
Shaqir Bislimi, talent shkupjan, i cili vazhdoi studimet e larta në Dagestan të Rusisë ku do të jetojë për disa vite, po ndjek gjithashtu stërvitjet me yjet më të mëdhenj të sportit të mundjes, si Abdulrashid Sadulaev dhe shumë emra të tjerë.

Ai vendosi të surprizojë publikun shkupjan, dhe pas një lëndimi rikthehet më 28 dhjetor në garën me Pehlivana, që do të mbahet në Sallën Kale. Në këtë garë, Shaqiri pritet të përballet me mundësin e njohur nga Shtipi, Dejan Mitrov.

I urojmë shumë sukses dhe ftojmë të gjithë sportdashësit të marrin pjesë në këtë organizim madhështor

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More