Kapen 40 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Livornos, në pranga 3 shqiptarë

nga Xh M

Në portin e Livornos në Itali, autoritetet kanë sekuestruar një sasi prej 40 kilogramësh kokainë të ndarë në 36 pako, me një vlerë të përllogaritur në rreth 3 milionë euro.

Gjatë operacionit, tre shtetas shqiptarë u arrestuan në përpjekje për të nxjerrë lëndën narkotike nga një kontejner i ardhur nga Ekuadori. Policia i arrestoi ata në flagrancë, ndërsa lënda do të dërgohet për analiza dhe më pas do të asgjësohet.

Prefekti i Livornos, Giancarlo Dionisi, vlerësoi këtë operacion të suksesshëm duke e cilësuar si një veprim të rëndësishëm për goditjen e krimit të organizuar që përdor portin si pikë hyrjeje për trafikun e drogës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More