Kapet në Leshnicë të Epërme duke vjedhur dru zjarri, i konfiskohet automjeti

nga D. V.

Më 22.09.2025, rreth orës 18:20, në fshatin Leshnicë e Epërme të Tetovës, në vendin e quajtur “Smilec”, punonjësit e policisë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria K.K. (29) nga Leshnica e Epërme për veprën penale “vjedhje” e drurëve të zjarrit.

Gjatë kontrollit policia ka konfiskuar një automjet pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Shkupit, i cili ishte i ngarkuar me dru zjarri pa dokumentacion. Drutë e sekuestruara më pas i janë dorëzuar Policisë Pyjore për procedura të mëtejshme.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj K.K. do të përgatitet parashtresë përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More