Karamuço zbulon emrin e drejtorit të policisë që është kërcënuar nga bandat

nga D V

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë në sitë 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj klanit kriminal “Çopja” si dhe janë marrë në pyetje edhe tre drejtues Policie që kanë pasur dijeni për operacionin.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se drejtuesit e policisë po goditen qëllimisht teksa jemi në prag të garës për kreun e ri të policisë së shtetit.

Ai tregoi se kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj që u përmend në Parlament nga Gazment Bardhi si emër në përgjimet SKY ECC, është kërcënuar nga bandat por nuk ka pranuar asnjëherë ta bëjë publik si fakt.

“Lajmi duhet të kishte dalë që në atë kohë. Drejtori i policisë së Elbasanit që i është sekuestruar telefoni është kandidat për kreun e policisë së shtetit. Nuk mendoj se është vetë sulm politik, por duke i përdorur tani është sulm nën brez, kjo propagandë që bëhet për disa nga këta që nuk kanë prova por flitet, je i lidhur me filan bandë, është komisioni që i vlerëson këta, gjyqi publik duhet të marrë fund”, tha eksperti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More