Kasami: Jasharajt janë vetë historia jonë!

nga D V

Shkup, 5 mars – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe nisjen e Epopesë së UÇK-së.

“5 Marsi është një rikujtim i fuqishëm për unitetin, qëndrueshmërinë dhe vlerat që na bashkojnë si komb. Kjo ditë shënon nisjen e Epopesë së UÇK-së. Në këtë ditë, kujtojmë heroizmin dhe sakrificat e paimagjinueshme të atyre që e bënë të mundur arritjen e lirisë, duke iu përkushtuar atdheut dhe duke bërë çdo sakrificë për të ardhmen e brezave të ardhshëm.

Në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, nderojmë një prej figurave më të shquara të luftës për lirinë e Kosovës. Familja Jashari është simbol i sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdhenë. Le të na shërbejnë si shembuj të besnikërisë dhe trimërisë për kombin dhe lirinë!

Jasharajt janë vetë historia jonë!🇦🇱”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More