Kasami: Përforcojmë lidhjet e Komunës së Tetovës me bashkitë turke

nga D V

Shkup, 30 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, sot realizoi takim me Unionin e Bashkive Turke në Botë, ku u diskutuan një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë për përmirësimin e shërbimeve dhe projekteve infrastrukturore në të dyja vendet.

Në kuadër të këtij takimi, kryetari Kasami shprehu angazhimin e Komunës së Tetovës për të përforcuar marrëdhëniet ndërmjet institucioneve lokale dhe për të përfituar nga përvojat dhe praktikat e suksesshme të Unionit të Bashkive Turke.

Palët diskutuan gjithashtu mbi organizimet e ardhshme të Unionit në disa vende të ndryshme, përfshirë edhe Tetovën, duke u përqendruar në projekte që synojnë zhvillimin e komuniteteve përmes ndërtimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

Kjo vizitë nënvizon përkushtimin e Komunës së Tetovës për të rritur kapacitetet e saj dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të saj përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Komuna e Tetovës vazhdon të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe projekte të reja për qytetarët tanë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More