Kasami pret në takim Haxhi Azbiun: Njeri i urtë dhe bujar

nga D. V.

Shkup, 5 shkurt – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim Haxhi Azbiun, të cilin e ka cilësuar si njeri të urtë dhe bujar.

Sipas Kasamit, takimi u zhvillua në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, të mbushur me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Me këtë rast, kryetari Kasami ka shprehur falënderime edhe për analistin Ramadan Ramadani, duke vlerësuar vizitën si të bukur dhe domethënëse.

Muaj më parë gjatë konventës promovuese të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale, Haxhi Abziu u ngjit në skenë për të përqafuar kreun e Tetovës Bilall Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More