Tetovë, 15 gusht – Sot në selinë e Lëvizjes BESA, në takim lamtumirës e mirëprita ambasadorin e Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, David Geer të cilin e falënderova për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE dhe për rolin pozitiv që ka luajtur gjatë mandatit të tij si ambasador.
Marrëdhëniet e shkëlqyera që janë ndërtuar mbi bazën e bashkëpunimit të mirë dhe kontributit të pashoq të z. Geer do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, shkruan Kasami.