Kasami takon Vanhoutte: Lëvizja BESA dhe VLEN, garancë e integrimit të vendit drejt BE-së

nga Redaksia

Shkup, 20 qershor – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut Peter Vanhoutte, me të cilin ka diskutuar hapat e vendit drejt integrimit në familjen europiane.

“Përshëndeta planin tejet ambicioz për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut të cilin ma prezantoi z. Vanhoutte, ku theksova se Lëvizja BESA dhe koalicioni VLEN do të jenë garancë dhe mbështetës të fuqishëm të integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian”, ka njoftuar Kasami në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/1014131350082844?ref=embed_post

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More