Katër mjekë të rinj i bashkohen IPSH Shtëpisë së Shëndetit Kërçovë

nga D. V.

Shkup, 12 dhjetor – Sot në IPSH Shtëpia e Shëndetit Kërçovë u realizua punësimi i katër mjekëve të rinj – një mjeku të përgjithshëm dhe tre mjekëve stomatologë. Drejtoresha, Dr. Jeta Qerimi, tha se këto kuadro të reja profesionale përfaqësojnë ardhmërinë e institucionit dhe shërbimeve shëndetësore në komunën tonë.

Të rinjtë që zgjedhin të punojnë dhe të kontribuojnë në institucionet publike janë një vlerë e jashtëzakonshme për komunitetin dhe një garanci për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit shëndetësor.

Ky hap forcon jo vetëm kapacitetet profesionale të Shtëpisë së Shëndetit, por edhe besimin se shëndetësia mund të rritet me njerëz të përkushtuar, vizionarë dhe të motivuar.

Personelit të ri u urojmë mirëseardhje të përzemërt dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional. Me punë, përgjegjësi dhe dashuri për profesionin, së bashku ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë deklaroi drejtoresha Jeta Qerimi ne Fb.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More