Katër nga të lënduarit e Koçanit sot do të lëshohen nga spitali “Pirogov” i Sofjes

nga D. V.

Sofje, 8 prill – Katër nga të lënduarit në zjarrin e Koçanit të cilët ishin hospitalizuar në spitalin “Pirogov” në Sofje sot do të lëshohen në mjekim shtëpiak.

Udhëheqësja e Klinikës për djegie dhe kirurgjisë plastike në spital, Maja Argirova, për BTA-në deklaroi se të gjithë të katërt janë në gjendje të mirë. Janë dhënë udhëzime për trajtim të mëtejshëm, në vazhdim është monitorimi laboratorik i gjendjes së tyre klinike, ndërsa në varësi të gjendjes do të vlerësohet faza e re e mundshme kirurgjikale.

Në “Pirogov” mbeten të trajtohen edhe katër të lënduar të tjerë në Koçan.

Qendra për shtyp e spitalit njoftoi se katër që mbetën në spital janë në gjendje të rëndë, por gjendja është stabile dhe ndodhen në kujdesin intenziv.

Në zjarrin e diskotekës “Puls” në Koçan jetën e kanë humbur 61 persona, dhe afër 200 u lënduan. Disa nga të lënduarit u transfeuan për mjekim jashtë vendit. Në Bullgari u hospitalizuan 15 të lënduar – prej tyre tetë në spitalin “Pirogov” dhe tre në spitalet në Pllovdiv dhe Varna.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More