Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Pejë, njëra e Policisë

nga Xh M

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në Pejë të hënën, rreth orës 19:15. Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës e cila njoftoi për Portalin Dukagjini se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra prej tyre është veturë zyrtare e Policisë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Konfirmoj aksidentin që ka ndodhur në rrugën ‘Papa Klimenti’ në Pejë. Dy vetura të përfshira, ku njëra prej tyre është e Policisë. Katër persona të lënduar, që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More