KEDS blen 8 gjeneratorë të fuqishëm për situata emergjente

nga L. M

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur blerjen e 8 gjeneratorëve mobilë, secili me kapacitet prej 100 kVA, që do të përdoren në situata emergjente për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për konsumatorët më të ndjeshëm në vend.

 

KEDS ka njoftuar se këta gjeneratorë do të shërbejnë si burim rezervë për institucione kyçe si, spitalet, institucionet e sigurisë, qendrat e kontrollit emergjent dhe objekte të tjera kritike për funksionimin e shtetit

Sipas KEDS-it, gjeneratorët do të jenë në gatishmëri të përhershme dhe do të shpërndahen në mënyrë strategjike në të gjitha rajonet e Kosovës, për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efikas në rast të ndërprerjeve të papritura të energjisë.

“Ky investim është pjesë e angazhimit tonë për të përmirësuar sigurinë energjetike dhe për të mbështetur funksionimin pa ndërprerje të institucioneve vitale për vendin,” thuhet në njoftimin e KEDS-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More