Këlliçi takim me shqiptarët e Amerikës: Një potencial i jashtëzakonshëm për vendin tonë

nga Xh M

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka vazhduar takimet e tij në SHBA me diasporën shqiptare.

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se ka takuar shqiptarët e Philadelphias, dhe sipas tij, ata janë një potencial i jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik për Shqipërinë, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i Belind Këlliçit:

Sërish mes shqiptarëve të Amerikës, këtë radhë në Philadelphia, Pennsylvania.

Diaspora shqiptare në Amerikë është një potencial i jashtëzakonshëm politiko-ekonomik për vendin tonë.

Krenar që shqiptarët e Amerikës i’a kanë dalë të jenë të suksesshëm dhe kanë plotësuar ëndrrën amerikane.

Edhe më shumë krenar jam që zemra e tyre rreh fort shqip dhe vëmendja e interesi i tyre për Shqipërinë është i jashtëzakonshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More