Kemi qasje të organizuar dhe do të vazhdojmë t’i ndihmojmë familjet e viktimave në zjarrin në diskotekën e Koçanit, tha Mickoski

nga D. V.

Zhelinë, 22 maj – Kryeministri Hristijan Mickoski me pjesën më të madhe të prindërve të viktimave në diskotekën “Puls” në Koçan është takuar dhe siç tha do të vazhdojë të takohet, të bisedojë dhe do t’u ofrohet ndihmë familjeve të të lënduarve.

“Ne absolutisht kemi një qasje të organizuar dhe jam takuar me prindërit, me shumicën e prindërve dhe do të vazhdoj të takohem, të bisedojmë, t’i ndihmojmë edhe të lënduarve edhe atyre që fatkeqësisht humbën më të dashurit e tyre”, tha kryeministri Mickoski, i cili sot po i përgjigjej pyetjes së gazetarit në komunën e Zhelinës se a po monitorohet gjendja dhe familja e të vrarëve dhe të lënduarve në diskotën “Puls” të Koçanit.

Mickoski gjithashtu i bëri thirrje prokurorisë që të rishqyrtojë të gjitha rastet në të kaluarën që, siç tha ai, janë mbuluar, përfshirë rastet në spitalin modular në Tetovë, pastaj Llaskarcën, Besa Transin dhe siç tha ai, në atë të fundit në Koçan. Kjo është pjesë e mesazhit të kryeministrit Mickoski, i cili iu përgjigj pyetjes së gazetarit për përgjegjësinë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë dhe përkrahje për familjet që kanë humbur të dashurit.

“Të gjithë ata që janë edhe pak fajtorë, përfshirë edhe mua edhe unë do të jem përgjegjës, pa dallim se nga cila parti politike vjen”, tha Mickoski.

Kryeministri u përgjigj se familjet që humbën të dashurit në spitalin modular në Tetovë e kanë absolutisht mbështetjen e tij, por theksoi se hetimet për këtë rast nuk po udhëhiqen nga Qeveria, por nga prokuroria.

“Vendimin e nxjerrin gjykatat. E kemi thënë shumë herë në të kaluarën se nuk kanë as kredibilitet e as legjitimitet, sepse ju e dini se ku janë mbledhur gjyqtarët dhe prokurorët në të kaluarën, në selitë e LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe është logjike të prisni se çfarë vendimesh do të merrnin ata gjyqtarë, ata prokurorë”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se është logjike që gjyqtarë dhe prokurorë të tillë do të nxjerrin aktgjykime të tilla, siç është aktgjykimi për vëllain e një ish-ministri dhe siç thotë ai, “sigurisht nuk do të nxjerrin aktgjykim tjetër”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More