Kemi rritje të eksportit, ndërtimtaria dhe turizmi garantojnë rritje të BPV-së dhe standard më të mirë për qytetarët, thotë Mickoski

nga Redaksia

Shkup, 6 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në përgjigje të gazetarëve, tha se në maj të këtij viti importi është shumë më i vogël për rreth tetë për qind në euro, ose për rreth 12-13 për qind në dollarë, ndërsa eksporti është në rritje në euro 23 për qind, ndërsa në dollarë 28 për qind.

“Nëse i krahasoni dy muajt e parë nga tremujori i dytë, prilli dhe maji i këtij viti, me prillin dhe majin e vitit 2024, kemi bërë analiza të thella, do të shihni se për 80 milionë dollarë është zvogëluar deficiti tregtar, a ajo është 13 për qind të plota dhe kjo do të përfshihet në BPV. Kësaj i shtohet edhe rritja e prodhimit industrial, e cila është në mesataren për prillin dhe majin, dy muajt e parë nga tremujori i dytë 5,5 për qind, ndërsa vetëm në maj 9,4 për qind”, tha Mickoski

Sipas tij, rritja e turizmit dhe ndërtimtarisë, do të sjellin rritje të standardit të jetesës së qytetarëve, por edhe rritje të bruto prodhimit të vendit.

“Rritja e turizmit prej më shumë se 20 për qind, aktiviteti investuese prej më shumë se 15 për qind, rritja dhe bumi në sektorin e ndërtimit, e gjithë kjo na garanton rezultat të suksesshëm të BPV-së në tremujorin e dytë, i cili pres të vazhdojë edhe në tremujorin e tretë dhe të katërt”, vlerësoi Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More