Kërkime për një shtetase të Maqedonisë së Veriut në pjesën detare të Halkidikit – është gjetur shëndoshë e mirë në tokë

nga D. V.

Athinë, 4 shtator  – Shërbimi bregdetar i Greqisë ka zbatuar aksion shpëtimi në pjesën detare në Nea Kalikatria në Halkidiki pas denoncimit për zhdukjen e një notuese 63 – vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila ishte gjetur në tokë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Siç informuan nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë, në orët e pasdites dje, autoritetet bregdetare të Selanikut dhe Nea Mudanisë ishin njoftuar nga Qendra e Vetme për Koordinim të Hetimit dhe Shpëtimit të Shërbimit Bregdetar “për një notuese të huaj të zhdukur 63-vjeçare (shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut), në rajonin detar te Nea Kalikatria”. 

“Menjëherë ishte aktivizuar plani lokal për raste urgjente, me çka në aksion ishin përfshirë një anije patrulluese e Shërbimit Bregdetar dhe tri anije private, ndërsa në kërkimin në tokë morën pjesë edhe dy automjete patrulluese. Notuesja ishte gjetur në tokë, në zonën e Nea Kalikatria, në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së saj, nuk donte ndihmë mjekësore”, njoftuan nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More