Kërkohet zgjidhje për transportuesit! Marrja e gjurmëve të gishtërinjve në hyrje në BE shtyhet deri në shtator

nga Xh M

Bruksel, 3 shkurt – Fillimi i zbatimit të plotë të sistemit të ri për hyrje dhe dalje të Bashkimit Evropian është shtyrë për në shtator të vitit 2026, njoftoi Komisioni Evropian.

Vendimi është marrë për të shmangur kaosin në kufij gjatë sezonit veror turistik.

Sot në Bruksel u kërkua zgjidhje edhe për problemin e transportuesve nga Ballkani Perëndimor, të cilët javën e kaluar protestuan dhe bllokuan kufijtë.

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, zëvendësministrja për çështje evropiane Viktoria Trajkov, në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe ministrat përgjegjës nga Ballkani Perëndimor – Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria, diskutuan për tejkalimin e problemeve.

Nga Ministria e Transportit njoftuan se përfaqësuesit të KE-së e kanë konfirmuar strategjinë e re të vizave të BE-së, në të cilën transportuesit pranohen si profesionistë, dhe është theksuar se po shqyrtohet mundësia që kjo kategori e punëtorëve të trajtohet njësoj si pilotët dhe makinistët e trenave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More