Kërkoi pavlefshmërinë e hetimeve/ Dokumenti, pa firmat e avokatëve

nga L. M

Mediet e Erion Veliajt, që janë të gjitha në listëpagesat e kompanisë së vëllait të tij Arbër Veliaj, apo mediet e paguara nga kompanitë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, kanë dhënë sot një raport prej 77 faqesh, që na tregojnë se Veliaj i është drejtuar GJKKO-së për të kërkuar pavlefshmërinë e hetimeve.

Në fakt, ajo që bie në sy, më shumë sesa mediet e paguara prej tij, nga paratë e korrupsionit, është rasti për të thënë se dokumenti është pa firmë. Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit dhe Mero Baze ka publikuar dokumentin prej 77 faqesh, pa firmë e pa vulë. Nuk janë as firmat e avokatëve!

Kërkoi pavlefshmërinë e hetimeve/ Dokumenti, pa firmat e

Ky dokument që është dërguar në GJKKO, duhet të presim që ta marrin zyrtarisht, për të kuptuar se është një dokument i shkruar nga avokatët me kërkesë të Veliajt dhe ata nuk kanë pranuar ta firmosin sepse brenda dokumentit ka broçkulla e budallallëqe, apo e ka shkruar vetë Veliaj si ‘jurist famoz’, që kujton se Kodi Penal dhe Kodi Civil, apo akuzat nga Gjykata janë punë propagande të paguara me para nga vëllai apo inceneratori që nuk ekziston në Tiranë, pa folur për lejet e ndërtimeve dhe historitë e OJF-ve të bashkëshortes së tij, Ajolës.

Në dokument nuk duket të ketë një firmë të avokatëve të Veliajt, që në fakt janë përfaqësues të studios ligjore të bashkëshortes së Arben Rakipit, që akuza e 13-të e Veliajt për ‘shpërdorim detyre’ e ka “dhuratë” nga e njëjta studio ligjore që sot i bën avokatinë.

Dokumenti nuk ka as firmën e Erionit, por avokatët apo vetë mediet që e publikojnë, nuk citojnë të kenë folur përfaqësuesit e tij ligjorë.

Pa ngritur dyshime të paarsyeshme, pa dhënë argumente që nuk i kemi, e vërteta është se ky dokument, që në kokë e deri në fund nuk ka firmë.

Kërkoi pavlefshmërinë e hetimeve/ Dokumenti, pa firmat e

Tani, pyetja është: Pse nuk e kanë firmosur avokatët?

Theksojmë se është e njëjta studio ligjore që i ka dhënë Veliajt akuzën e 13-të për “shpërdorim detyre”, se avokatët që e kanë përgatitur dokumentin nuk kanë diskutim, por pse nuk pranojnë të vendosin firmat?

Pyetja e dytë është: Pse vetë Veliaj nuk e ka firmosur dokumentin?
Dhe pyetja e tretë: Kush e ka çuar te Mero Baze?

Kuptohet, avokatët e tij, ata të cilët janë persona të dyshuar për rrjedhjen e informacioneve që Veliaj i përdor edhe si argument në një nga pikat e 77 faqeve të tij të mbushura plot e përplot me broçkulla. Sepse gjatë të gjithë kohës thuhet se kanë rrjedhur informacionet dhe këtë e përmend Erion Veliaj, avokatët dhe mediet e tij, por gjithmonë kanë qenë dyshimet se kjo rrjedhje e informacionit mund të ketë qenë nga avokatët e tij pikërisht për të ngritur të tilla dyshime dhe akuza, dhe Veliaj njihet për stilin e tij manipulues në medie.

Nga ana tjetër, avokatët nuk ia firmosin dokumentin, medieve të paguara nga vëllai i tij e kompanitë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, nuk na tregojnë as firmën e Erionit, u ka shkuar dokumenti pa firmë, e pa asgjë, kështu që shumë gjëra lidhen, por ajo që është më qesharake është fakti se mos vallë avokatët kanë respekt për ligjin dhe për veten dhe nuk pranojnë të firmosin të tilla broçkulla?!/CNA

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More