KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike për shkak të mbingarkesës

nga D V

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.

Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s përmes një video mesazhi ka thënë se përgjatë këtyre dy ditëve kërkesa për energji elektrike është rritur dukshëm.

Ajo tha se konsumatorët duhet të kursejnë energjinë edhe për ngrohje në këto ditë ftohta ose siç tha Rashiti “të gjenden alternativa të tjera për ngrohje”, përcjell Telegrafi.

“Po flasim për 1500 MW/h. Rrjedhimisht, si pasojë e kësaj edhe ngrohja me energji elektrike po e bën të vetën dhe kemi mbingarkesa të tepërta në rrjetin e shpërndarjes. Është tejet e rëndësishme që gjithsecili të fillojë ta kursejë energjinë elektrike, ngrohjen ta përdorin sa më pak apo edhe të gjeni alternativa të tjera për ngrohje.

Ajo tutje tha se si pasojë e mbingarkesës ka edhe djegie të aseteve elektro energjetike në terren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More