KESH padit për shpifje Gazment Bardhin në GJKKO

nga D V

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi është kallëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Sipas medieve Bardhi është kallëzuar nga shoqëria Korporata Elektroenergjetike Shqiptare/ KESH sh.a për veprat penale shpifje dhe fyerje.

Shorti ka përcaktuar gjyqtaren Etleva Deda për shqyrtimin e çështjes.

Bardhi është kallëzuar për të njëjtat akuza nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj për të cilën vijon procesi, ndërsa për kallëzimin e OSHEE, kreu i grupit parlamentar demokrat u shpall i pafajshëm.

Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me akuzat ndaj OSHEE-së, për abuzime me shitjblerjen e energjisë elektrike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More