Këshilli i BE-së miratoi instrumentin SAFE, mes përdoruesve të saj potencial edhe Maqedonia

nga D. V.

Bruksel, 27 maj – Këshilli i BE-së sot e miratoi Rregulloren me të cilën themelohet instrumenti financiar Veprimi i sigurisë për Evropën (SAFE), me vlerë prej 150 miliardë euro, përmes të cilit do të mbështeten investimet në prodhimin e mbrojtjes dhe blerjet e përbashkëta për nevojat e mbrojtjes së vendeve anëtare të Unionit dhe shteteve partnere ndër të cilat është edhe vendi ynë.

Qëllimi i instrumentit është të rriten kapacitetet prodhuese në industrinë ushtarake, të sigurohet pajisje e nevojshme për plotësimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të forcohet gatishmëria e përgjithshme mbrojtëse e BE-së. Përveç kësaj, siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, përmes SAFE do të mundësohet edhe mbështetja për Ukrainën nga ana e BE-së.

Me rastin e miratimit të Rregullores, ministri polak për Bashkimin Evropian, Adam Shlapka deklaroi se ky instrument pa precedent do të forcojë kapacitetet mbrojtëse evropiane dhe do të mbështesë industrinë e mbrojtjes në Union.

“E miratuam programin e parë të madh për investime në mbrojtje në nivel të BE-së me vlerë prej 150 miliardë euro. Ky nuk është vetëm një sukses i presidencës, por edhe i BE-së si një tërësi. Sa më shumë që investojmë në sigurinë dhe mbrojtjen tonë, aq më mirë do t’i pengojmë ata që na dëshirojnë të keqen”, porosit Shlapka, vendi i të cilit aktualisht kryeson presidencën e Unionit.

Pagesa e mjeteve në kuadër të SAFE do të kryhet në formën e kredive afatgjate në kushte të favorshme të destinuara për projekte specifike.

Përveç anëtarëve të BE-së, me projektet e tyre për financim nga SAFE mund të aplikojnë vendet e EFTA-s – Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, Ukraina, si dhe vendet të cilat kanë lidhur partneritete sigurie dhe mbrojtjeje me Unionin, mes të cilave është edhe  Maqedoninë e Veriut.

Rregullorja për SAFE nesër do të publikohet në Gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian e cila zyrtarisht do të hyjë në fuqi të enjten më 29 maj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More