Li Xi, zyrtar i lartë i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), përfundoi një vizitë zyrtare katër-ditore me vullnet të mirë në Greqi , duke riafirmuar angazhimin e Kinës për thellimin e bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë, njofton Xinhua.
Gjatë takimit të tij me presidentin grek,Tassoulas u nënvizua se partneriteti strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Greqi ,ka bërë përparim të konsiderueshëm.
Kina është e gatshme të punojë me Greqinë për të ruajtur respektin dhe besimin e ndërsjellë, për të forcuar komunikimin strategjik, për të thelluar shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë, si dhe për të promovuar bashkëpunimin fitimprurës për të dyja palët.
Greqia është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në arenat ndërkombëtare dhe shumëpalëshe, tha nga ana e tij presidenti grek Tassoulas.
Zyrtarët grekë thanë gjatë takimeve se projekte si Porti i Pireut kanë promovuar ndjeshëm zhvillimin ekonomik dhe social të Greqisë dhe theksuan se dyert e Greqisë janë gjithmonë të hapura për Kinën dhe mirëpriti më shumë ndërmarrje kineze për të investuar në Greqi