Të premten, Fu Cong, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, duke sqaruar qëndrimin e qeverisë kineze mbi deklaratat dhe veprimet e kryeministres japoneze Sanae Takaichi në lidhje me Kinën.
Letra do t’u shpërndahet të gjitha vendeve anëtare, si një dokument zyrtar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në letrën e tij, Ambasadori Fu deklaroi se kryeministrja japoneze Sanae Takaichi bëri hapur vërejtje provokuese në lidhje me Tajvanin gjatë një debati parlamentar.
Në letrën e tij, Ambasadori Fu Cong deklaroi se vërejtjet e Sanae Takaichi shkelën rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, dëmtuan rëndë rendin ndërkombëtar të pasluftës dhe përbënin një provokim të hapur kundër më shumë se 1.4 miliardë kinezëve .
Tajvani është një territor i shenjtë i Kinës dhe mënyra se si do të zgjidhet çështja e Tajvanit është një çështje që i përket vetë popullit kinez, i cili nuk pranon asnjë ndërhyrje të jashtme.