​Kjo është agjenda Kallas në Tiranë

nga Xh M

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbrëmjen e sotme do të jetë në një darkë pune me kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka.

Mëngjesin e 8 Prillit, Kallas pritet të mbërrijë në zyrën e Presidentit Bajram Begaj dhe rreth orës 10:00 në selinë e qeverisë ku, pas takimit me kryeministrin, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetjen e Koridorit të 8-të.

Rreth orës 10:30 Kallas dhe kryeministri Edi Rama do të jenë në një konferencë për shtyp.

Ndalesa e Kaja Kallas do të vijojë në Ministrinë e Jashtme ku do të ketë një takim kokë më kokë me Ministrin Hasani dhe më pas me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu.

Kallas, gjatë qëndrimit në Tiranë, do të vizitojë dhe Europa House ku do të jetë në një panel mbi rolin e Ballkanit Perëndimor dhe të rinjve në integrimin evropian. Përfaqësuesja më e lartë evropiane largohet nga Tirana pasditen e 8 Prillit me mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin me vendin tonë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe mbështetjen për integrimin evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More